lunedì 4 luglio 2016

SPRAY MAGJIK per mbrojtjen e flokeve nga dielli

Hello goca!

Korriku erdhi dhe se bashku me te edhe vapa e madhe. Nga njera ane me ne fund, por nga ana tjeter, per ata qe jan me sezon provimesh dhe nuk mund te shijojn dot rrezet diellore dhe detin, esht torture ne kuptimin e vertete te fjales. 

Po flas per kete lloj vape :D

Siç ju pata premtuar pak kohe me pare, do te flasim per produktet qe mund te perdorim per floket gjate kohes qe jemi nen rrezet diellore te forta te ketyre dy-tre muajve.
Ne veçanti kam pergatitur dy spray per kete vere, dhe po ndaj me ju receten ne menyre qe t'ju ''nxis'' sado pak te kujdeseni per floket gjate ketyre muajve te nxehte. 
Per kujdesjen e lekures, e keni parasysh vete! Perdorni kremra per tu nxire por me faktor mbrojtes ne menyre qe lekura te mos prishet, te mos digjet, pse jo te parandalojme rrudhat e para qe dielli i shtyen te paraqiten perpara kohe. Kremrat e plazhit me faktor mbrojten ndaj diellit ju ndihmojne pervec se te merni nje ngjyre te bukur cokollate, kjo ngjyre te kete jetegjatesi, po ashtu dhe te mos digjeni e percelloheni! 
Mos te perfundoni si Chris Hemsworth me pak fjal.
Hehehe 😂

Duke lene menjane shakate, kthehemi ne temen tone.
Personalisht, ç'do fund vere (perveç ketyre 3-4 viteve te fundit) prija floket rreth 4 gisht (gjatesi floku te thare) sepse majat ishin komplet te djegura dhe efekti estetik linte vertet per te deshiruar. Sinqerisht preferoja te prija floket sesa te kaloja muajt e tjere ne vijim me floket e djegura.
Kjo gje ka ndodhur deri para 3-4 viteve te fundit. Me ne fund u ''ftillova'' dhe vendosa te kujdesesha, mbitegjitha gjate ketyre muajve te nxeht!
Keshtuqe ne momentin qe vjen vera, Alfrida fillon me routinen e saj te pervitshme: pergatit shishet e spray-t ne baze te nevojave te flokut.


Ndiqni videon per pergatitjen e ketyre dy spray dhe perdorimin e tyre. Nese video ju pelqen, vendosni nje LIKE👍🏽 dhe lini nje koment.






VINI RE: KETO SPRAY JANE TE DOMOSDOSHEM PER TE GJITHE TIPET E FLOKUT DHE JO VETEM KACURRELA!  


Ne faqet e tjera do te gjeni dy recetat me ndryshimet midis te dyjave, ingredjentet dhe zevendesimet e mundshme qe mund te beni.