domenica 10 aprile 2016

FITAGEM ♡ Teknika Braziliane per kaçurrelat

Pershendetje kaçurrelse!

Sa here ju ka ndodhur te shikoni nje vajze me kaçurrela te bukura, te dendura, te definuara ne rruge dhe te deshironi me gjithe zemer t'i keni juve ato floke ne vendin e saj? Asnjeher heh? Ke po mundohemi te genjejme me kete pergjigje ne fund te fundit? Sfidoj gjithkend qe nuk ka deshiruar ndonjehere te ket floket e dikujt tjeter!

E pra me lejoni t'ju them qe ka ardhur momenti qe te keni dhe juve floket e deshiruar kaq shume dhe qe ndoshta keni shume kohe (dite, jave, muaj apo edhe vite) qe mundoheni per te arritur sado pak ate kaçurrelin ne forme suste perfekte.

''ato sustat perfekte''     Cit.Alfrida Bazina


              





Po ju flas per te ashtuquajturen ''Teknika Fitagem''

''Fitagem'' eshte nje teknike Braziliane e njohur per rezultatet e mrekullueshme dhe per trasformimin drastik qe i ben kaçurrelave. Eshte e pershtatshme per cdo lloj kaçurreli dhe per cfaredolloj prerje kane floket sepse rezultati pas kesaj metode do te jete nje kaçurrel ne formen perfekte te tij. Mendoni, kur arrin te dishiplinoje floket e brazilianeve me ato kaçurrelat afro, sa te bukura po aq edhe te rremujshme nese mungojne njohurit mbi trajtimin e tyre, mendoni c'mund ti bej flokeve kaçurrela te tipeve te tjera (deri te tipit 3b-3c)!

E gjitha do ju ilustrohet me foto dhe sigurisht me shpjegimin hap pas hapi te procedures por mund te ndiqni dhe videon (kliko ketu per ta pare) kur ju shpjegoj me ze dhe me vepra te gjithen nga fillimi deri ne fund.



 Cfare na nevojitet?
                   
           ◦ Nje peshqir per ta vendosur
               mbi shpatulla per te mos u lagur.
◦ Nje kreher. Cfaredolloj kreheri.



             
◦Tharese flokesh me difuzor

                   
       ◦ Produkti juaj i preferuar
           

               VINI RE! LISTEN E PRODUKTEVE TE PERDORURA NE VIDEO DHE TE DIMOSTRUARA NE FOTO E GJENI NE FUND TE ARTIKULLIT.                                                                

Procedura eshte fare e thjeshte.



Pasi i kemi lare mire floket duke perdorur shampoon, balsamin, bimet larese, apo duke ber co-washing, i mbledhim floket me nje peshqir ne mikrofiber duke i shtypur ne menyr qe peshqiri te thithi nga floket te gjithe ujin e depozituar. 
Njehere qe floket nuk jan te lagur komplet por tashme te njome, jemi gati per te filluar.











Le te fillojme!

I kapim floket me kapese, duke lene vetem nje shtrese te vogel duke filluar nga prapa kokes.
Ate shtresen e ndajme ne disa pjese. 
Duhet te kemi parasysh qe sa me te vogla (jo shume te vogla) te jene pjese/seksionet ndarese aq me te vogla che te definuara do te dalin kaçurrelat. 



Marim pjesen e pare qe kemi ndare nga shtresa e pare dhe aplikojme produktin e zgjedhur nga ne.

            

Mundohemi te mos e egzagjerojme ne sasine e perdorur pasi mjafton shum pak (me siguri me pak sec mendja jone percepton si ''pak'') produkt per pjeset e flokeve.
 Produktin e perqendrojme tek gjatesite e flokeve (duke e shperndare mire ne menyre qe i gjithe seksioni te kete thithur produktin)  dhe jo tek rrenja.

Ne kete moment marim kreherin dhe e kalojme tek kjo pjese flokesh (si krehje) duke e ndare ate ne mini seksione prej dhembeve te kreherit (ose gishtave te dores).

    


Sapo te kemi kaluar kreherin (apo gishtat e duarve) i shtypim floket duke ndjekur trajektoren nga poshte lart disa here, duke formuar ne kete menyre kaçurrelat.

Vazhdojme proceduren ne kete menyre dhe per seksionet e tjera. Ne mbarim te shtreses se pare, perqendrohemi tek shtresat e tjera deri ne perfundim te te gjithe flokeve. 



I leme te thahen natyralisht per 10-15 minuta dhe i finalizojme me tharjen me difuzor duke patur parasysh qe ajri i thareses duhet te jet i ngrohte dhe jo i nxehte.


                         



Distanca midis thareses dhe flokeve nuk duket te jete me pak se 15 cm, dhe shpejtesia duhet te jete minimale ose e alternuar (asnjeher maksimale gjate gjithe kohes). 
Rezultati qe do te perfitojme esht nje flok i shkelqyeshem, kacurrela te definuara te nderthurur me volum!




Ju le serisht ketu videon per ta shikur nese nuk arritet ta shikonit pak me siper.



Produktet e perdorura ne video dhe te dimostruara ne foto jane:

◆  HARRY JOSH PRO TOOLS WOODEN PADDLE BRUSH; 
◆  SHEA MOISTURE YUCCA & PLANTAIN, ANTI-BREAKAGE STRENGTHENING       STYLING MILK; 
◆  HARRY JOSH PRO TOOLS 2000 PRO DRYER;
◆  HARRY JOSH PRO DRYER 2000 DIFFUSER;



Ju vajza e keni provuar ndonjehere kete metode? Duhet te them qe eshte nder metodat e mia te preferuara per te bere styling dhe tharjen e kaçurrelave te mia dhe menjehere perftoj kaçurrela super te definuara, edhe pse jo voluminin maksimal me te cilin un jam mesuar ta shof gjithmone veten. 
Per juve qe nuk e keni provuar ndonjehere por qe do ta praktikoni se shpejti me thoni pershtypjet e juaja pasi ta keni bere. Nese deshironi me lini che nje foto te kaçurrelave finale sepse do me pelqente shum te shihja rezultatet. Me taggoni ne Instagram ne fotot e kaçurrelave tuaja dhe perfitoj nga rasti t'ju ftoj te me ndiqni ne kanalin tim ne youtube per video te tjera mbi floket kaçurrela.

Ju pershendes dhe takohemi ne postin e rradhes.




DISCLAIMER: Video nuk eshte e sponsorizuar ne asnje lloj menyre te mundshme, megjithate, un qendroj shum e hapur dhe ne pritje te sponsorizimeve.
Produktet e treguar/perdorur ne video jan blere ekskluzivisht nga e nenshkruara me deshire te plote. 
Nese shkruaj emrat e plote te produkteve apo siteve online ku i blej, e bej duke qene se jeni vete juve qe ma kerkoni kete gje dhe sigurisht ne menyre per t'ju thjeshtesuar kerkimet ndjekeseve te mia.
Nuk esht qellimi im t'ju imponoj mendimin tim apo t'ju shtyej te blini produkte te percaktuara sepse nuk kam absolutisht asnje interes te mundshem por ajo qe eshte me e rendesishme, nuk do ia lejoja vetes ne asnje menyre!
Gjithçka them ne video-t e mia dhe shkruaj ne keto artikuj ne blogun tim, jane thjesht mendimet e mia modeste.



Nessun commento:

Posta un commento

Nese ke deshire, ler nje KOMENT dhe me thuaj c'mendon. Faleminderit